MALI I ZI NDËR VENDET ME USHQIMET MË TË LIRA NË EVROPË
Foto: EPA
Mali i Zi renditet ndër katër vendet evropiane me çmimet më të ulëta të ushqimeve, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025.
Indeksi i çmimeve të ushqimeve në Mal të Zi ishte 84.6, krahasuar me mesataren e BE-së prej 100, ndërsa çmime më të ulëta u regjistruan vetëm në Maqedoninë e Veriut (74.3), Turqi (75.6) dhe Rumani (78.9).
Mali i Zi është në të njëjtin nivel me Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa Serbia kishte indeks 96.6, Kroacia 102.3 dhe Shqipëria 102.9.
Në total, niveli i çmimeve për konsumin final të amvisërive në Mal të Zi ishte 66.1, nën mesataren e BE-së.
Megjithatë, pijet alkoolike dhe joalkoolike ishin më të shtrenjta se mesatarja evropiane, ndërsa indeksi për produktet e duhanit ishte dukshëm më i ulët, në 42.9.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.