Kronika
Mallakastër, nuk ka vend në varreza, banorët hapin varre në banesa
Mungesa e hapësirave për varre është kthyer në një problem shqetësues për rreth 100 familje në lagjen Mukaj në njësinë administrative Fratar, bashkia Mallkatër.
Prej kohësh është zënë e gjithë hapësira publike e destinuar për varre dhe tashmë banorët janë detyruar që të afërmit t’i varrosin pranë banesave të tyre.
Banorët e kësaj zone deklarojnë se janë ankuar disa herë në njësitë e pushtetit vendor, por ende nuk u është dhënë një zgjidhje.
Bashkia duhet të shpronësojë pronarët e tokës rreth varrezave për të krijuar hapësira të reja.