🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 97.35 ▼13.81%
ARI 4,828 ▲3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,484 ▲ +4.36% ETH $2,235 ▲ +6.29% XRP $1.3714 ▲ +4.19% SOL $84.6600 ▲ +6.32%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.35 ▼13.81 % ARI 4,828 ▲3.06 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.35 ▼13.81 % ARI 4,828 ▲3.06 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Maltë: Vritet blogerja që zbuloi skandalet në “Panama Papers”

Një blogere malteze që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut të gjerë, është vrarë sot në një atentat me bombë në makinë, konfirmoi kryeministri i Maltës, Joseph Muscat.

Daphne Caruana Galizia,  blogerja dhe gazetarja malteze, u vra sot pas shpërthimit të një bombe në makinën e saj  rreth orës 03:00 të natës (13:00 GMT).

 Sipas televizionit shtetëror, Caruana Galizia kishte paraqitur një raport policor 15 ditë më parë, duke thënë se ajo ishte kërcënuar.

Gjatë një deklarate për shtyp, Muscat dënoi sulmin barbar duke shtuar se ai do të vinte në dizpozicion autoritetet përkatëse për kapjen e autorëve të krimit.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, bëri thirrje për unitet kombëtar, dukethënë se çdokush ka të drejtë të shkruajë dhe të thotë atë që mendon,  në këtë vend.

Caruana Galizia shkaktoi një tronditje në mbarë vendin kur ajo botoi një artikull në të cilin thuhej se një kompani e përmendur në “Panama Papers” e organizuar nga organizata ndërkombëtare jofitimprurëse që boton informacione sekrete, të siguruara nga burime anonime,  “WikiLeaks” i përkiste gruas së Muscat , një pretendim që kryeministri e quajti një gënjeshtër.

Qeveria e Maltës ishte përfshirë thellë në skandalin e “Panama Papers”, përpara botimit të artikullit të Caruana Galizia, dokumente që zbulonin se ministri i Energjisë,  Konrad Mizzi dhe shefi i Kabinetit të Muscat, Keith Schembri, kishin krijuar kompanitë e tyre sekrete në “Panama Papers”.

Caruana Galizia u përshkrua nga media amerikane “Politico” si “ gruaja WikiLeaks “, në fushatën kundër mungesës së transparencës dhe korrupsionit në Maltë, duke u përfshirë në listën e 28 personave që patën një impakt, tronditën dhe tërhoqën vëmendjen e Evropës në vitin 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.