Keshilla

Mamatë në makinë: ja gjërat që duhet të dinë!

Mamatë dinë gjithçka apo jo? Të paktën të gjithë presin të jetë kështu, por mbase ka disa gjëra që çdo femër e bërë nënë duhet të dijë përpara se të ndërmarrë një udhëtim veror me makinë. Ja një guidë e shkurtër me disa këshilla që do ju befasojnë

Nëse jeni si pjesa më e madhe e mamave, pa dyshim një rrugë e keqe në mal krijon te ju shumë shqetësime. Mendimi i parë është sigurimi i familjes suaj me të cilën po udhëtoni me makinë mbi një rrugë plot me kthesa e ndoshta të paasfaltuar. Në të vërtetë, shqetësime të tilla nuk janë të pabaza, por pjesa më e madhe e aksidenteve (specifikisht 75%) ndodhin në rrugë të drejta. Ndaj, nëse do të ngjiteni për shembull me makinë në veri të vendit tonë bashkë me familjen, kushtojini gjithmonë rëndësi rrugës, por mos u shqetësoni shumë.

Gomat për në dimër janë të përshtatshme vetëm në dimër

Kjo duket si një këshillë e qartë, por shumë persona mendojnë se gomat për dimër janë të përshtatshme edhe në verë e madje që ato mund të jenë të sigurta edhe gjatë temperaturave shumë të larta! Në të vërtetë këta persona gabohen. Duke ecur me një shpejtësi mesatare prej 100 kilometrash në orë, një gomë tipike dimërore i duhet gjashtë metra më shumë për të ndaluar.

Shiu i lehtë mund të jetë më i rrezikshëm sesa një stuhi

99% e aksidenteve ndodhin kur rrugët janë pak të lagura. Kështu që, kur udhëtoni ndërsa bie një shi i lehtë, kushtojini vëmendje të veçantë drejtimit të makinës dhe mos harroni se shiu i parë pas disa javëve diell do të thotë telashe … shumë telashe. Për shembull, vajrat apo gazrat e makinave të mbetura në rrugë, e bëjnë atë shumë të rrëshqitshme gjatë kohës që fillon të bjerë shi.

Presioni i gomave bën ndryshimin

Kontrollimi i presionit të gomave mund të jetë një veprim i mërzitshëm! Për këtë, shumë shoferë nuk ndalen t’i shohin! Mbajtja e familjes në siguri të plotë është padyshim një çështje e rëndësishme. Shumë prej familjeve këtë verë mbase do të udhëtojnë me makina me goma të shfryra dhe kjo provokon rreziqe në rrugë, që thjesht mund të shmangen, duke rregulluar presionin e gomave. Për më tepër, me gomat e fryra është e mundur që të kurseni shumë avari të tjera të makinës.

Rrugë të ndryshme shkaktojnë një “veshje” të ndryshme të gomave

Shumë shoferë mendojnë se gomat konsumohen nga kilometrat e përshkruar në autostradë gjatë verës! Por edhe kjo gjë nuk është plotësisht e vërtetë. Ndoshta rrugët në mal kalohen më lehtë, por janë pikërisht këto rrugë që i konsumojnë më shumë gomat e makinës suaj. Ndaj shijojini rrugët në mal dhe kijini shumë parasysh gomat e automjetit.

Por çfarë duhet të keni parasysh nëse ju rastis ta ngisni makinën gjatë natës e sidomos vetëm? Ja disa këshilla të tjera:

Planifikoni udhëtimin tuaj

Duhet të siguroheni që të planifikoni udhëtimin tuaj dhe të përqendroheni në zonat e ndriçuara mirë. Mos e ngisni makinën në errësirë, nëse nuk e njihni mirë mjedisin përreth.

Bëhuni të vëmendshme

Gjithmonë bëhuni vigjilente për aktivitetet e dyshimta. Mos ndaloni në rrugë për ndonjë autostoper etj. Parkoni veturën në ndonjë zonë të ndriçuar e jo në ndonjë vend të dyshimtë.

Celulari

Sigurohuni që ta keni celularin e karikuar në rast se ndodh diçka. Gjithashtu duhet t’i njoftoni njerëzit tuaj të afërt paraprakisht ku jeni, duke u thënë atyre dhe kohën e përafërt të kthimit tuaj.

Asnjëherë mos ndaloni për askënd

Në këto kohëra, është shumë e vështirë t’i besohet ndokujt. Nëse ndonjë automjet policor përpiqet t’ju ndalojë, sigurohuni që të ndaloni në ndonjë vend të mirëndriçuar. Nëse automjeti është me të vërtetë nga ana e policisë, ata do t’ju afrohen. Por, nëse ende ndiheni të pasigurta nëse janë me të vërtetë policë, atëherë keni të drejtë ta ngisni makinën deri në stacionin më të afërt policor. Prandaj, është mirë që të keni njohuri dhe t’i njihni mirë stacionet policore në zonën ku jetoni.

Burimi: Fan Page

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button