🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $85,073 ▲ +1.14% ETH $2,718 ▲ +1.12% XRP $1.5420 ▼ -0.3% SOL $124.6600 ▲ +3.61%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Stuhia e fuqishme godet verilindjen, Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e emergjencës

– Një stuhi e fuqishme bregdetare, e njohur si “nor’easter”, ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë reshje të dendura, erëra të forta, përmbytje bregdetare dhe ndërprerje të energjisë elektrike, sipas “Reuters”.

Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit shpallën gjendjen e emergjencës në zonat që pritej të prekeshin më rëndë nga stuhia.

Në Nju Xhersi, gjendja e emergjencës hyri në fuqi në orën 17:00 të së premtes, më 25 shtator, në qarqet Atlantik, Burlington, Cape May, Cumberland, Middlesex, Monmouth, Ocean dhe Salem.

Autoritetet aktivizuan Qendrën Shtetërore të Operacioneve të Emergjencave për të koordinuar reagimin ndaj situatës.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA, stuhia pritet të sjellë përmbytje bregdetare, rryma të rrezikshme detare, erëra të forta dhe reshje të dendura.

Kushtet e vështira pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe deri të hënën.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu probleme të konsiderueshme në transport.

Mbi 400 fluturime u anuluan, ndërsa një numër i madh fluturimesh të tjera u vonuan.

Ndërkohë, ndërprerjet e energjisë prekën në kulmin e tyre më shumë se 100 mijë shtëpi dhe biznese në rajon.

Në disa zona bregdetare, reshjet e dendura dhe erërat e forta shkaktuan përmbytje dhe rrëzimin e pemëve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të veçantë në rrugët e prekura nga uji.

Në Nju Jork, autoritetet lokale kanë aktivizuar strukturat e emergjencës për të monitoruar përmbytjet, pemët dhe linjat elektrike të rrëzuara, ndërsa ekipet e shërbimeve publike kanë vijuar punën për përballimin e pasojave të stuhisë.

Sipas “Reuters”, “nor’easter” është një stuhi e fuqishme që zhvillohet përgjatë bregut lindor të SHBA-së dhe karakterizohet nga erëra të forta, reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje bregdetare./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.