Rrëzohet helikopteri në Kanada, humbin jetën 4 persona
Katër persona humbën jetën në një rrëzim helikopteri në juglindje të Montrealit, njoftoi policia në provincën kanadeze të Kebekut të shtunën pasdite.
Sipas rrjeteve televizive CBC dhe CTV, policia tha se helikopteri u rrëzua rreth orës 14:30 (ora EST e Kanadasë; ora 21:30 e mbrëmjes sipas kohës greke) dhe ishte në flakë kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, pranë Sainte-Brizide-d’Iberville.
Sûreté du Québec, forca policore e provincës frëngjishtfolëse, tha se të katër personat në bord të helikopterit ishin të vdekur. Nuk ishte në gjendje të jepte detaje se cilës kompani ose operator i përkiste helikopteri, nga ishte nisur dhe ku po shkonte, apo qëllimin e fluturimit.
Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë (TSB në anglisht, BST në frëngjisht) njoftoi se ekipi i tij është ngarkuar me detyrën e kryerjes së një hetimi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.