U arrestua nga SPAK në Shkodër, GJKKO lë në burg Bledar Cafin
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Cafin, i arrestuar një ditë më parë në Shkodër në kuadër të një operacioni të SPAK.
Cafi u arrestua në orët e para të mëngjesit të së shtunës, gjatë një operacioni të zhvilluar në banesën e tij në Shkodër.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për kapjen e një personi tjetër, i cili nuk është gjetur në banesë gjatë operacionit. Sipas të dhënave, në kërkim është shpallur Endrit alias Indrit Dokle.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.