☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▲0%
ARI 4,425 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $81,138 ▼ -0.28% ETH $2,633 ▼ -0.26% XRP $1.4109 ▼ -1.65% SOL $110.3400 ▼ -0.85%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▲0 % ARI 4,425 ▲0 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▲0 % ARI 4,425 ▲0 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

Manastirliu tregon situatën në spitale, qytetarët të vaksinohen: Nuk është rasti klasik “Ç’punë ke ti ç’bëj me trupin tim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta.

“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon, edhe falë shpejtësisë me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv, por janë shumë sidoqoftë po të kemi parasysh se jemi ende në gusht.Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se, numri i të pavaksinuarve, është sa 95% e totalit të shtrimeve. Pra është fare e qartë se kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht, ndërsa përqindja fare e ulët e të vaksinuarve që preken është sidoqoftë shumë më e mbrojtur nga përkeqësimi fatal i sëmundjes”, u shpreh Manastirliu.

Duke bërë apel për vaksinimin anticovid, Manastirliu tha:

Ai vë në rrezik jetën e familjarëve. Vë në rrezik jetën e miqve. Vë në rrezik jetën e shoqeve dhe shokëve në klasë apo auditor, të kolegëve e kolegeve në vendin e punës”.

Ministrja Manastirliu tha se nisur nga kjo situatë, do të zbatohet plani i detyrimit të vaksinimit për disa kategori.

“Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t’u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”, nënvizoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim ndaj COVID19, duke e konisderuar si armë mbrojtëse për çdo qytetar për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.