🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.54 ▼0.02%
ARI 3,865 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,493 ▼ -0.47% ETH $1,807 ▲ +0.2% XRP $0.9527 ▼ -0.19% SOL $70.9000 ▲ +0.17%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.54 ▼0.02 % ARI 3,865 ▼0.54 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.54 ▼0.02 % ARI 3,865 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Sporti

Mancini, pas disfatës së Italisë: Belgjika superiore, paguam shumë gjendjen fizike

“Ata ishin më mirë, më të zotët. Ne paguam shumë nivelin fizik, pavarësisht fillimit të mirë”, – ka theksuar trajneri i Italisë, Roberto Mancini, në fillim të analizës për humbjen e thellë kundër Belgjikës, që i kushtoi eliminimin skuadrës së tij.

“Filluam të vuanim nga krahët, na vendosën në vështirësi dhe e merituan fitoren, – tha më pas Mancini për ‘RaiSport’. – Janë mbrëmje që mund të ndodhin në rrugëtim përmirësimi, por nga këto ndeshje duhet të nxjerrësh spunto të rëndësishme. E dinim që ishte ndeshje e vështirë, Belgjika ka një skuadër të fortë, por dinim edhe që mund të kalonim në avantazh. Na vjen shumë keq, por është një ndeshje që do të na shërbejë”.

Trajneri i Italisë pastaj shtoi: “Na vjen keq, sepse ishte mundësia të vazhdonim më tej, por kjo humbje nuk e fshin atë që është bërë mirë. Pas avantazhit pësuam 2 gola në pak minuta dhe pastaj hasëm vështirësi. Humbjet janë bërë edhe për t’u përmirësuar.

Fizikisht paguam ndeshjen kundër Francës, belgët ishin më mirë. Patëm vështirësi edhe në mesfushë. Zgjedhjet për formacionin? Doja të shikoja dy lojtarë në këtë nivel, janë dy lojtarë të mirë dhe vuajtja ishte si skuadër, jo e një lojtari të vetëm”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.