🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,027 ▲ +0.32% ETH $1,880 ▲ +0.29% XRP $1.0021 ▼ -0.16% SOL $75.2100 ▼ -0.42%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Politika

Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

“Dorëzo letrat” dhe “provo ligjshmërinë” e të ardhurave, është kërkesa e Ulsi Manjës për Agron Shehajn, i cili rezulton të ketë shitur 15 milionë euro një vilë prej 251 metrash katrorë.

Në një përgjigje në rrjetet sociale, kryetari i Komisionit të Ligjeve i thotë deputetit se duhet të bëjë transparencën për të cilën flet aq shumë, për pasurinë e tij. Këtë herë, kamerën që mban ndezur për të filmuar gjithçka për të tjerët, është momenti ta bëjë edhe për veten, i thotë Manja.

Në të kundërt, vijon ai, gjithçka që Shehaj ka predikuar deri më tani është thjesht spektakël i tiji dhe i Kaprit.

“Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë!
Kamera në dorë live nëpër komisione e seanca, gjoja në emër të “transparencës” dhe “luftës kundër korrupsionit”… por kur vjen puna te llogaritë e tua, kamera fiket…

12.1 milionë euro fitim brenda 5 vjetësh, për një vilë 251 m². A ka miniera floriri nën atë pronë, Gone, apo diçka tjetër që s’na e ke thënë akoma?

Nuk të gjykoj pse ke biznes, as nëse do të bësh agjentin imobiliar apo ta kthesh partinë tënde private “Mundësia” në zyrë ndërmjetësimi — bëj çfarë të duash brenda ligjit. Por shqiptarëve u ke borxh transparencën, se ua ke shpuar veshin prej kaq vitesh; s’ka moral me dy standarde.

Dorëzo letrat në ILDKPKI. Provo ligjshmërinë. Ndize kamerën edhe për veten Gone, jo vetëm për të tjerët.

Deri sa ta bësh këtë, gjithë ajo frymë që ke harxhuar për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit është thjesht shoë-i yt dhe i atij rrezikziu Kaprit, të cilit i është mbushur mendja se ti je monument i ndershmërisë!

Po të presin shqiptarët t’ju tregosh xhepat Gone, sidomos ata të protestës, të cilëve ju prije në ballë si “Kryeministër në ardhje” me IA dhe i virgjër ndaj korrupsionit!

Mashtrimi është rrugë e shkurtër Gone dhe kaq besoj e ke mësuar dhe në Itali!
Jemi në pritje Gone, madje edhe unë “prokurori politik”, sipas etiketimit tënd!”, shkruan Manja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.