Kronika
Manjani: Keqardhje që nuk u pranua amnistia për të sëmurët
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur në lidhje me amnistinë, pr/ligji i cili një ditë më parë u miratua në Komisionin e Ligjeve.
Kreu i dikasterit të drejtësisë ka shprehur keqardhje që nuk u pranua amnistia për ata persona që janë në të sëmurë.
“I keqardhur që nuk u pranua nga Komisioni i Ligjeve amnistia për të sëmurët e pashëruar, edhe për ata që janë në fazën terminale”, ka thënë Manjani.
Një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve opozita nuk ka qenë dakord që të amnistoheshin të sëmurët terminalë, ose ata me patologji malinje.