⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,755 ▲0.55%
DOW 52,681 ▲0.35%
NASDAQ 26,727 ▲1.14%
NAFTA 97.21 ▼0.62%
ARI 4,147 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,660 ▲ +2.54% ETH $2,516 ▲ +3% XRP $1.3851 ▲ +4.7% SOL $108.5300 ▲ +2.2%
S&P 500 7,755 ▲0.55 % DOW 52,681 ▲0.35 % NASDAQ 26,727 ▲1.14 % NAFTA 97.21 ▼0.62 % ARI 4,147 ▲0.1 % S&P 500 7,755 ▲0.55 % DOW 52,681 ▲0.35 % NASDAQ 26,727 ▲1.14 % NAFTA 97.21 ▼0.62 % ARI 4,147 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

Manxhuka, Azemi e dy të tjerë në Apel: mbrojtja kërkon lirimin, Prokuroria refuzimin e ankesave

Në Gjykatën e Apelit u elaboruan të mërkurën ankesat e mbrojtjes ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila në rigjykim kishte dënuar deputetin Egzon Azemi, zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelajn për rastin e kanosjes së gjyqtarit dhe prokurorit të çështjes Pantiq.

Në Gjykatën e Apelit të mërkurën u elaboruan ankesat e mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila në rigjykim kishte shpallur fajtorë dhe dënuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, zëdhënësin e Qeverisë, Arlind Manxhuka, si dhe Qerim Elshanin dhe Edi Zenelajn, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtja kërkoi lirimin e të akuzuarve, kurse Prokuroria e Apelit refuzimin e ankesave.

Në rigjykim, më 14 prill 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar Azemin dhe Manxhukën me nga një vit e gjashtë muaj burgim, kurse Elshanin dhe Zenelajn me nga gjashtë muaj burgim. Kolegji i Apelit në këtë rast përbëhet nga Ferit Osmani, kryetar, Avni Mehmeti, gjyqtar referues, dhe Mentor Hajra, anëtar, siç njofton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, Manxhuka dhe Azemi ngarkohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërkaq Elshani dhe Zenelaj akuzohen për “Kanosje”. Ata akuzohen se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjyqtarin Mentor Bajraktari dhe ish-prokurorin special Afrim Shefkiu, të cilët më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq. Në aktakuzë thuhet se Manxhuka kishte shpërndarë postimin me fjalët “Ky aktgjykim është akttradhëti” dhe “Për kë punon kjo Gjykatë!?”, ndërsa Azemi kishte postuar shkrimin me fotografinë me përshkrimin “Tradhtarët plumbin e kanë hak”.

Mbrojtësi i Manxhukës, avokati Taulant Hodaj, i propozoi Gjykatës ta aprovojë ankesën, me arsyetimin se aktgjykimi i Themelores ka pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, konstatim të gabuar të gjendjes faktike dhe shkelje të Ligjit Penal. Sipas raportimit të “Betimit për Drejtësi”, Hodaj ka theksuar se çështja kryesore është nëse komentet kritike ndaj vendimeve gjyqësore, të bëra në kuadër të një debati me interes publik, përbëjnë vepër penale apo hyjnë në kuadër të lirisë së shprehjes. “Edhe kur kritika mund të jetë thumbuese, ajo nuk duhet të kriminalizohet”, ka deklaruar Hodaj.

Ndërkaq, gjyqtari Mehmeti tha se Prokuroria e Apelit, përmes parashtresës, ka propozuar që ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve të refuzohen si të pabazuara. Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.