⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,762 ▲0.64%
DOW 52,715 ▲0.42%
NASDAQ 26,760 ▲1.27%
NAFTA 96.75 ▼1.09%
ARI 4,150 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,416 ▲ +1.94% ETH $2,506 ▲ +2.14% XRP $1.3773 ▲ +3.44% SOL $108.0000 ▲ +1.28%
S&P 500 7,762 ▲0.64 % DOW 52,715 ▲0.42 % NASDAQ 26,760 ▲1.27 % NAFTA 96.75 ▼1.09 % ARI 4,150 ▲0.17 % S&P 500 7,762 ▲0.64 % DOW 52,715 ▲0.42 % NASDAQ 26,760 ▲1.27 % NAFTA 96.75 ▼1.09 % ARI 4,150 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

Maqedonci në selinë e NATO-s: Kosova përkrah aleatët në mbështetje të Ukrainës dhe sigurisë globale

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Sipas Maqedoncit, në takim morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata aktuale në Ukrainë.

Takimi u udhëhoq nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit rikonfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të saj përballë agresionit rus.

Maqedonci theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar përkrah partnerëve dhe aleatëve të saj në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.

Në margjinat e takimit, ai zhvilloi gjithashtu takime dhe diskutime me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, ku u trajtuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.