Maqedonia

Maqedoni: Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

Në Maqedoni, Lëvizja Besa ka vedosur që të mos jetë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. Me këtë, shumica e re parlamentare do të ketë 62 vota në parlament, të mjaftueshme për miratimin e kabinetit qeveritar të zotit Zoran Zaev.

Lëvizja Besa kishte kërkuar realizimin e disa parimeve që burojnë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë. Po ashtu kërkonte që në kabinetin e ri të mos ketë vend për persona të dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për vepra kriminale.

Kryetari  i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami ka deklaruar se “Lëvizja Besa do të jetë opozitë e qeverisë Zaev sepse kështu është në të mirë të shqiptarëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button