Maqedoni, nisin punimet për ngritjen e gardhit me Greqinë
Pas vendimit të Këshillit të Sigurisë së Shtetit në Maqedoni, si masw mbrojtëse nga fluksi i refugjatëve, autoritetet kanë nisur punimet për ngritjen e një rrethoje përgjatë kufirit me Greqinë.
Mediat raportojnë se përgjatë hapësirës kufitare që ndan Maqedoninë dhe Greqinë janë parë kamionë të shumtë, të cilët sjellin materialet e nevojshme për ngritjen e gardhit me gjemba.
Ndërkohë, edhe kryeministri i Maqedonisë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me paralajmërimet e shteteve fqinje se do i mbyllin kufijtë e tyre, me qëllim të uljes së valës së refugjatëve. Një situatë e tillë, sipas kryeministrit Gruevski, do të reflektonte shumw shpejt edhe në Maqedoni.
“Ushtria ka marrë detyrë që tw përgatisë terrenin. Pason periudha e dimrit dhe do të jetë shumë e vështirë në dhjetor dhe në janar, po qe se do të jetë e nevojshme, të vendosen barriera të caktuara. Ndërkohë, ushtria do tw bëjë përgatitjet e duhura dhe ashtu si do të shkojnë punët në Evropë, edhe ne do të reagojmë në mënyrën përkatëse”, ka thënë Nikolla Gruevski.
Sipas Gruevskit, “tani për tani, kjo masë nuk do të ndërmerret, por janë duke u bërë përgatitjet për këtë gjë, siç janë pastrimi i terrenit, gërmime dhe nëse do të ketë nevojë të vendosen edhe shtylla”.