Maqedonia e fitoi me ‘kusht’ rekomandimin për në BE
Maqedonia e mori rekomandimin e shtatë radhazi nga Komisioni Evropian për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht zbatimin e plotë të marrëveshjes të korrikut/ qershorit dhe të fillohet me reformat sipas rekomandimeve të KE-së.
Këtë para pak çastesh para deputetëve në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET-grupi) në Bruksel e njoftoi eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han.
Duke e paraqitur Strategjinë për zgjerim për vitin 2015, Hani për Maqedoninë konfirmoi se ka rekomandim të ri me kushtin e pritur, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
“Për avancimin e arritur deri tani, zbatimi i marrëveshjes të korrikut është i rëndësishëm dhe Komisioni Evropian propozon hapjen e negociatave me Maqedoninë nën kushtin që të zbatohet marrëveshja e korrikut dhe urgjentisht të fillohet me masat e reformave të rekomanduara nga KE-ja. Më tej me këtë çështje do të merremi pas zgjedhjeve parlamentare në pranverën e vitit që vjen”, njoftoi Han para eurodeputetëve.
Sipas eurokomisarit ka nivel të lartë të harmonizimit me legjislativën evropiane, por është dëshmuar se qëndrimi politik është i rrezikuar për shkak të implikimit politik dhe korrupsionit.
“Në korrik është arritur marrëveshje politike, ku kanë ndërmjetësuar eurodeputetët edhe atë në mënyrën më të mirë që të merret vendim i krizës politike. Liderët politikë në vend duhet të jenë koshientë, se cilat janë prioritetet për reforma urgjente. Nevojitet që të përfundojë edhe reforma e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa masa shtesë për besim nevojiten mes bashkësive etnike”, shtoi Han.
Seanca para AFET e Europarlamentit zgjat akoma me pyetje dhe paraqitje të eurodeputetëve, ndërsa komisari Han në ora 12:30 në konferencë për shtyp në Komisionin Evropian gjithashtu publikisht do t’i prezantojë raportet e progresit në eurointegrimet e vendeve nga procesi i inkuadrimit.