Maran shpjegon zgjedhjet: Për listën u bazova te forma e lojtarëve, Strakosha jo në 100%
Pasi publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat me Finlandën në “Air Albania” dhe Bjellorusinë në fushë neutrale (Hungari), trajneri Rolando Maran ka shpjeguar zgjedhjet e tij në konferencë shtypi. Italiani pohoi se Balliu është tërhequr nga Kombëtarja dhe se zgjedhjet i ka bërë në bazë të formës që po kalojnë lojtarët aktualisht.
“Për listën jam bazuar te forma dhe minutazhi që kanë pasur lojtarët me skuadrat e tyre, përtej Elsit për arsyet që i dimë. Kur bëj një listë, jam i bindur se është lista e duhur. Nëse mungon ndonjë lojtar, kjo nuk do të thotë se ai nuk është i aftë për ta ndihmuar skuadrën. Në Ligën C jemi në vendin e parë për sa u përket pritshmërive për të shënuar gol dhe në vendin e parë për ekipet që kanë pësuar më pak gola. Dua të drejtoj një skuadër që t’i ketë këto statistika.
Ivan Balliu, ishte një zgjedhje e tij. Prej kohësh ai ka pasur një dëmtim dhe është vendimi i tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Strakosha nuk është në 100% të formës së tij”, – u shpreh mes të tjerash trajneri i kuqezinjve.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.