Mark Zuckerberg-themeluesi i Facebook, donacion prej 3 miliardë dollarësh për fushën e shëndetësisë
Drejtori Ekzekutiv (CEO) dhe një ndër partnerët themelues të gjigantit të rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi se do të japë donacion prej 3 miliardë dollarësh në fushën e shëndetësisë.
Zuckerberg i cili së bashku me bashkëshorten e tij Priscilla Chan organizoi një konferencë për media në Kampusin San Francisco të Universitetit të Kalifornisë, njoftoi se do të japin donacion prej 3 miliardë dollarësh për hulumtime në fushën e shëndetësisë për trajtimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve tek njerëzit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.