Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar Shqipërinë për anetaresimin ne Marreveshjet Artemis ne selinë e NASA.
Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se Shqipëria mbetet një nga aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara dhe se anëtarësimi në Marrëveshjet Artemis “konfirmon angazhimin për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës”.
Shqipëria është tashmë pjesë e Marrëveshjeve Artemis, të nënshkruara në selinë e NASA-s, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme ndërkombëtare.
Marrëveshjet Artemis u themeluan në vitin 2020 nga Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera, si një kuadër parimesh për të udhëhequr eksplorimin e përgjegjshëm dhe paqësor të hapësirës.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, Shqipëria i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të aktiviteteve civile në hapësirë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.