Greqia propozon në BE pezullimin e përkohshëm të kërkesave të azilit në raste emergjence
Ministri i Migrimit, Thanos Plevris, e prezantoi propozimin në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg

Propozimi u prezantua nga ministri grek i Migrimit dhe Azilit, Thanos Plevris, në takimin e ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të vendeve të BE-së, që po mbahet në Luksemburg.
Shkaku i propozimit është kriza në enklavën spanjolle të Ceutas, ku rreth 72 mijë migrantë hynë në fund të korrikut dhe rreth 10 mijë prej tyre ndodhen ende atje, ndërsa Spanja po has vështirësi për t’i zhvendosur në vende të tjera.
Greqia ka aplikuar masa të ngjashme më parë: pezullimin për një muaj të procedurave të azilit në mars të vitit 2020 në kufirin greko-turk, si dhe pezullimin tremujor në korrik të vitit 2025 për mbërritjet nga Libia në Kretë. Një masë të tillë e aplikoi edhe Polonia në mars të vitit 2025.
Sipas Reuters, Plevris propozoi gjithashtu krijimin e një sistemi kuotash për zhvendosjen dhe pritjen e migrantëve mes vendeve anëtare. Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Spanjës e cilësoi pezullimin e azilit si shkelje të normave të BE-së.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.