☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,512 ▼ -2.78% ETH $2,433 ▼ -2.6% XRP $1.3801 ▼ -2.88% SOL $103.5100 ▼ -2.8%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Rajoni

“Marrëveshja Kosovë-Serbi, e rëndësishme për stabilitetin afatgjatë në Ballkan”

“Ne mbështesin vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje permanente dhe gjithëpërfshirëse që bazohet në pajtimin dhe vullnetin e lirë të palëve”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se arritja e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi kyçe për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Ballkan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në çështjen e Kosovës, arritja e një marrëveshjeje të kënaqshme për të gjitha palët ka rëndësi jetike për stabilitetin dhe paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit, pjesë e të cilit është edhe Turqia”, ka thënë Erdoğan në një intervistë për gazetën serbe “Politika” para vizitës së tij zyrtare në Serbi.

“Për këtë arsye, ne mbështesin vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje permanente dhe gjithëpërfshirëse që bazohet në pajtimin dhe vullnetin e lirë të palëve. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë për zgjidhjen e çështjes. Marrëveshja që do të arrihet midis dy vendeve do të pranohet edhe nga ana jonë”, ka shtuar presidenti i Turqisë.

Presidenti turk ka thënë po ashtu se të gjithë popujt e Ballkanit pa dallim, shqiptarët, boshnjakët, serbët dhe kroatët, i shohin si miq me të cilët, siç është shprehur, kanë jetuar së bashku me shekuj dhe me të cilët do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen në çdo fushë.

Ndryshe, Erdoğan sot mbërriti në Beograd për vizitë zyrtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.