Bota

Marrja në pyetje nga Mueller, Trump: E pagjasë të ndodhë!

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se “është e pagjasë” që ai t’i përgjigjet kërkesës për t’u marrë në pyetje nga prokuori special, Robert Mueller, në vazhdën e hetimit të këtij të fundit mbi koordinimin potencial mes Rusisë dhe drejtuesve të fushatës së Trumpit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Norvegjisë, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “do të shohim se ç’do të ndodhë”, referuar këtu nëse do të pranonte të merrej në pyetje nga ekipi i Mueller.

Ekipi i hetuesve të prokurorit special ka shprehur interesin për të biseduar me Trumpin, por pa dhënë asnjë detaj më shumë rreth kësaj çështjeje.

Trump përsëriti për të disatën herë se nuk ka pasur “asnjë bashkëpunim| mes drejtuesve të fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 dhe Rusisë. E për të vijuar këmbënguljen e tij, ai u shpreh se “është e pagjasë që të ketë një marrje në pyetje”.

Avokatët e Trumpit kanë theksuar më herët se janë të vendosur të bashkëpunojnë për kërkesat e Mueller.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button