☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,656 ▲0.42%
DOW 52,482 ▲0.51%
NASDAQ 26,005 ▲0.19%
NAFTA 101.59 ▼1.63%
ARI 4,009 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,011 ▼ -0.43% ETH $2,315 ▼ -0.8% XRP $1.2934 ▼ -0.15% SOL $101.4600 ▲ +0.7%
S&P 500 7,656 ▲0.42 % DOW 52,482 ▲0.51 % NASDAQ 26,005 ▲0.19 % NAFTA 101.59 ▼1.63 % ARI 4,009 ▲0.03 % S&P 500 7,656 ▲0.42 % DOW 52,482 ▲0.51 % NASDAQ 26,005 ▲0.19 % NAFTA 101.59 ▼1.63 % ARI 4,009 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

MARSEJË – Macron: Ruajmë Republikën dhe rendin pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

MARSEJË, 26 tetor /ATSH-AFP/- Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se republika dhe rendi publik po ruheshin pa gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se kjo masë nuk ishte e përjashtuar apo tabu nëse situata do të përkeqësohej.

“Po ruajmë sot Republikën dhe rendin publik pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaroi kreu i shtetit pas një takimi me kryetarin e bashkisë së Marsejës, Benoit Payan.

”Ajo që po përjetojmë sot nuk është e krahasueshme me atë që përjetuam në verën e vitit 2023, gjatë trazirave urbane që pasuan vdekjen e të riut Nahel Merzouk”, shtoi ai.

Sipas tij, situata aktuale karakterizohet nga “një mobilizim shoqëror dhe politik”, i cili i ka rrënjët, nga njëra anë, te mobilizimi i nxënësve të shkollave të mesme dhe, nga ana tjetër, te rritja e kostos së jetesës.

Macron deklaroi gjithashtu në Marsejë se “rrjetet sociale po i dëmtojnë demokracitë tona”, duke i përshkruar ato si “instrumente për mobilizimin e aspekteve më negative”, veçanërisht më 17 tetor, pasi ato krijojnë “një lloj shkëputjeje nga realiteti në perceptimin e dhunës”.

“Ato u përdorën, veçanërisht më datë 17, për të sjellë të rinj dhe persona më të moshuar në vendet ku kryheshin akte kriminale, sulme dhe plaçkitje”, deklaroi kreu i shtetit.

Ai e përshkroi situatën aktuale si një gjendje të karakterizuar nga “një konfuzion i madh, një lloj eksitimi i vazhdueshëm që po krijohet, si dhe një magjepsje ndaj dhunës”.

Macron vlerësoi se edhe e shtuna e ardhshme do të jetë sërish “një ditë me rrezik”, për shkak të protestave të paralajmëruara.

Ai bëri të ditur se itineraret e demonstratave do të mbeten jashtë qendrave të qyteteve, me qëllim mbrojtjen e “rendit”.

Presidenti, i cili vizitoi sot bashkinë e Marsejës, godinë që ishte pushtuar për një kohë të shkurtër nga protestuesit më 17 tetor, pranoi se autoritetet nuk e kishin parashikuar aspak atë ditë mobilizimi dhe se forcat e policisë nuk ishin angazhuar në numër dhe përmasa të përshtatshme me situatën./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.