🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▲0.97%
DOW 52,455 ▲0.46%
NASDAQ 26,290 ▲1.29%
NAFTA 101.09 ▼2.11%
ARI 4,033 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,437 ▼ -0.36% ETH $2,328 ▼ -0.65% XRP $1.3026 ▲ +0.29% SOL $102.1700 ▲ +0.69%
S&P 500 7,698 ▲0.97 % DOW 52,455 ▲0.46 % NASDAQ 26,290 ▲1.29 % NAFTA 101.09 ▼2.11 % ARI 4,033 ▲0.63 % S&P 500 7,698 ▲0.97 % DOW 52,455 ▲0.46 % NASDAQ 26,290 ▲1.29 % NAFTA 101.09 ▼2.11 % ARI 4,033 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

242 raste me fruth në Kosovë që nga prilli, 18 raste të reja brenda një jave – IKShPK-ja apelon për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se rastet me fruth po vazhdojnë të regjistrohen në vend, duke bërë thirrje për vaksinimin me kohë të fëmijëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga IKShPK-ja, nga 16 prilli deri më 25 tetor 2026 janë konfirmuar gjithsej 242 raste me fruth, prej të cilave 18 vetëm gjatë javës së fundit.

Instituti bën të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

IKShPK-ja paralajmëron se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

“Vaksinimi me kohë i mbron fëmijët nga kjo sëmundje dhe ndihmon në mbrojtjen e komunitetit, përfshirë foshnjat dhe personat që, për arsye shëndetësore, nuk mund të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, IKShPK-ja, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin plotësues për fëmijët që nuk janë vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dyja dozat e parapara.

Gjatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4 mijë e 6 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe, në rast se kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i pambrojtur për shkak të vaksinimit të vonuar ose të papërfunduar”, thekson IKShPK-ja. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.