⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.96 ▲1.53%
ARI 3,594 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,630 ▲ +0.75% ETH $1,704 ▲ +0.65% XRP $0.9553 ▲ +1.34% SOL $71.4200 ▲ +0.96%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.96 ▲1.53 % ARI 3,594 ▲0.82 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.96 ▲1.53 % ARI 3,594 ▲0.82 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Politika

Marta Kos për Euronews Albania: Nuk mbajmë anë në çështjet tuaja të brendshme!

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, komentoi protestat dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët në Shqipëri, duke theksuar se disa prej tyre janë çështje të brendshme që duhet të zgjidhen përmes dialogut politik, ndërsa ato që lidhen me mjedisin janë drejtpërdrejt pjesë e procesit të integrimit evropian.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kos u shpreh se Komisioni Evropian nuk mban anë në debatet e brendshme politike të vendit, por kërkon respektimin e standardeve evropiane në rrugën drejt anëtarësimit.

Ajo u ndal veçanërisht te legjislacioni mjedisor dhe Kapitulli 27, duke theksuar se Brukseli pret nga qeveria shqiptare ndryshimin e amendamenteve të vitit 2024, si dhe hartimin e një ligji të ri për investimet strategjike.

”Komisioni Evropian nuk mban anë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Për ne, e rëndësishme është respektimi i standardeve evropiane në procesin e anëtarësimit.

Disa nga çështjet e ngritura nga protestuesit janë të natyrës së brendshme dhe nuk lidhen me rrugën evropiane. Ato kërkojnë dialog politik këtu, në Shqipëri. Ndërsa disa çështje të tjera, si për shembull legjislacioni mjedisor, lidhen drejtpërdrejt me procesin e anëtarësimit.

Në kuadër të këtij procesi, veçanërisht sa i përket mjedisit, Kapitullit 27, ne presim që qeveria të ndryshojë amendamentet e vitit 2024 dhe të hartojë gjithashtu një ligj të ri për investimet strategjike”, tha Kos.

Intervistën e plotë dhënë gazetares Mirela Milori do ta ndiqni ditën e nesërme në Euronews Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.