☁️
Tiranë 14°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,220 ▲0.52%
DOW 50,459 ▲0.55%
NASDAQ 23,734 ▲0.63%
NAFTA 83.95 ▲0.32%
ARI 3,669 ▲2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,030 ▼ -1.92% ETH $1,640 ▼ -2.09% XRP $0.9345 ▼ -0.27% SOL $70.4700 ▲ +0.43%
S&P 500 7,220 ▲0.52 % DOW 50,459 ▲0.55 % NASDAQ 23,734 ▲0.63 % NAFTA 83.95 ▲0.32 % ARI 3,669 ▲2.93 % S&P 500 7,220 ▲0.52 % DOW 50,459 ▲0.55 % NASDAQ 23,734 ▲0.63 % NAFTA 83.95 ▲0.32 % ARI 3,669 ▲2.93 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Politika

Marta Kos për Euronews Albania: Qeveria duhet të hartojë ligj të ri për investimet strategjike

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka kërkuar nga qeveria shqiptare ndryshime në legjislacionin mjedisor dhe hartimin e një ligji të ri për investimet strategjike, duke i cilësuar këto si çështje që lidhen drejtpërdrejt me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Mirela Milori, Kos u ndal te shqetësimet e ngritura nga protestuesit, duke bërë dallimin mes kërkesave që lidhen me zhvillimet e brendshme politike dhe atyre që prekin standardet europiane.

Ajo theksoi se, ndërsa disa çështje kërkojnë dialog politik brenda vendit, legjislacioni mjedisor është pjesë e detyrimeve që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të negociatave.

“Disa nga çështjet e ngritura nga protestuesit janë të brendshme dhe nuk lidhen me rrugën europiane, dhe ato kërkojnë një dialog politik këtu në Shqipëri. Disa të tjera kanë të bëjnë, si për shembull, legjislacioni mjedisor, kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit”, u shpreh Kos.

Duke iu referuar posaçërisht Kapitullit 27, që lidhet me mjedisin, komisionerja bëri të ditur se Brukseli pret ndërhyrje konkrete nga qeveria shqiptare.

“Për Kapitullin 27, ne presim që qeveria të ndryshojë amendamentet e vitit 2024, dhe që ajo gjithashtu të nxjerrë një ligj të ri për investimet strategjike”, deklaroi komisionerja europiane.

Kos nënvizoi gjithashtu se qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore për standarde më të larta ekologjike, demokraci dhe një sistem të pavarur gjyqësor duhen konsideruar aleatë të rrugës europiane të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.