Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.33 ▲2.74%
ARI 4,477 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,087 ▼ -3.42% ETH $1,878 ▼ -4.91% XRP $1.2405 ▼ -1.59% SOL $75.0900 ▼ -5.12%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.33 ▲2.74 % ARI 4,477 ▼0.96 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.33 ▲2.74 % ARI 4,477 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
roze

Martin Short flet për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës: Ka qenë një makth! – Tv Klan

Aktori dhe komediani i njohur kanadez Martin Short ka folur publikisht për herë të parë për dhimbjen e madhe pas humbjes së vajzës së tij, Katherine, e cila ndërroi jetë në fillim të këtij viti.

Në një intervistë emocionale për CBS, ylli i serialit “Only Murders in the Building” e përshkroi ngjarjen si “një makth për familjen”, duke treguar edhe për betejën e gjatë të vajzës së tij me problemet e shëndetit mendor.

Katherine Short ishte 42 vjeç kur humbi jetën në shkurt. Ajo ishte një nga tre fëmijët që aktori kishte birësuar me bashkëshorten e tij, Nancy Dolman, e cila ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2010.

Duke folur për dokumentarin e ri të Netflix-it mbi jetën e tij, Short tha se kjo tragjedi e ka bërë të kuptojë se shëndeti mendor duhet trajtuar si çdo sëmundje tjetër serioze.

Shëndeti mendor dhe kanceri janë të dyja sëmundje dhe ndonjëherë ato bëhen fatale,” u shpreh aktori.

Ai tregoi se vajza e tij kishte luftuar prej vitesh me probleme të rënda psikologjike, përfshirë çrregullimin kufitar të personalitetit.

Bëri më të mirën që mundi derisa nuk mundi më,” tha ai ms lotësh.

Pas kësaj humbjeje, Short është përfshirë në aktivitetet e organizatës “Bring Change to Mind”, e themeluar nga aktorja Glenn Close, me qëllim ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe luftën kundër stigmës së vetëvrasjes.

Aktori foli edhe për humbjet e tjera të mëdha në jetën e tij. Ai tregoi se deri në moshën 20-vjeçare kishte humbur të dy prindërit dhe vëllain e madh në një aksident automobilistik.

Sipas tij, këto përvoja e kanë ndihmuar të krijojë forcë për të përballuar dhimbjen dhe humbjen. Aktori tregoi gjithashtu se vetë nuk kishte bërë kurrë terapi, duke preferuar mënyrat e tij për të përballuar dhimbjen. “Duhet thjesht të marrësh frymë,” tha ai. “Unë regjistroj mendimet në telefon, i transkriptoj, i lexoj, i rishkruaj dhe më pas i lë mënjanë.

Ai përfundoi: “Mendoj se të gjithë jetojmë në mohim për kohën e kufizuar që kemi në këtë Tokë. Është shumë e vështirë ta pranosh. Por sa më shumë ta pranosh, aq më shumë të lehtëson dhe të bën të kuptosh se jeta është një udhëtim i ndërlikuar. Dhe sa më me mençuri ta përballojmë, aq më të lumtur do të jemi.”

Dokumentari i ri “Marty, Life is Short”, i cili publikohet në Netflix më 12 maj, sjell pamje të rralla nga jeta dhe karriera e aktorit dhe i dedikohet kujtimit të vajzës së tij Katherine.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.