☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Maryam Salim, përfaqësuesja e re e Bankës Botërore në Shqipëri

Maryam Salim është përfaqësuesja e re e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, e cila zëvendëson në këtë post Tahseen Sayed pas përfundimit të misionit të saj 3- vjeçar në vendin tonë, më 1 shkurt 2017.

Salim zotëron rreth njëzet vjet eksperiencë pune në Bankën Botërore, kohë gjatë së cilës ka kryesuar në sërë iniciativash që lidhen me reforma programesh e politikash.

Para së të zgjidhej në këtë post,  Salim ka qenë këshilltare pranë Zyrës së Shefit Ekzekutiv të Bankës dhe Zëvendës Presidentit për Projektet. Ajo gjithashtu, ka punuar si këshilltare për projektet dhe ka qenë Drejtuese e Departamentit që financon Projektet Investuese. Ajo ka filluar punë në Bankë në 1998 si pjesë e Programit të Profesionistëve të Rinj, ku ka punuar në programe që lidhen me sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Afrikë, Europë dhe Azi Qendrore, Azi Lindore dhe rajonin e Paqësorit.

Me kombësi nga Tanzania, Salim ka Master në Shkencat Ekonomike Ndërkombëtare nga Universiteti John Hopkins, dhe Studimet e Avancuara të Shkollës Paul H. Nitze, si dhe gradën Doktor në Shkencat e Jurisprudencës nga Universiteti i Georgetown-it.

Shqipëria është bërë anëtare e BB-së që prej 15 tetorit të vitit 1991. Prej vitit 1992 e në vijim Banka Botërore është donatori më i madh në Shqipëri që ka financuar projekte me vlerë të përgjithshme në miliarda dollarë, për zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm ekonomiko-social të vendit, me ndikim në zbutjen e varfërisë dhe rritjen ekonomike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.