⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.71 ▼0.11%
ARI 4,160 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,768 ▲ +2.25% ETH $2,499 ▲ +1.85% XRP $1.3852 ▲ +3.89% SOL $108.2700 ▲ +1.5%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.71 ▼0.11 % ARI 4,160 ▲0.41 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.71 ▼0.11 % ARI 4,160 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Masakra zgjedhore e 1996-ës, Rexhaj: Berisha nuk u pendua! Më pas ndodhi 1997-a dhe 21 Janari

Analisti Albatros Rexhaj thotë se Sali Berisha nuk është penduar për 28 majit e 1996, kaosin në 1997 për shkak të firmave piramidale, apo dhe për 21 janarin 2011.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj u shpreh se edhe me ardhjen në pushtet në 2005, Berisha nuk ndryshoi, teksa më pas ndodhi 21 janari ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Rexhaj shtoi se në PD, sot ka eksponentë të rinj, që duan t’i ngjajnë modelit të Berishës.

“Në Kosovë, njerëzit kanë pasur dashuri për Shqipërinë, që nga koha e regjimit komunist, pra nuk e kanë njohur Enverin, nuk e kanë njohur realitetn, e kanë dashur Shqipërinë. Pastaj, ajo dashuri është mbartur te Saliu, si lideri i parë i Shqipërisë demokratike. Ngjarjet që kanë ndodhur, ka pasur mungesë informacioni. Më vonë, kur futet njeriu dhe dëgjon gjërat nga afër, reflekton. Ajo që më bën përshtypje, është mungesa e pendesës, janë disa mëkate, kjo e 1996, gjëma e madhe në 1997. Ndodhi një mrekulli, në 2005 rikthehet një lider si Berisha pas gjithë asaj gjëje dhe nuk merret asnjë mësim, sepse prodhohet 21 janari.

Kjo mungesa e pendesës më shqetëson. Kundërshtarin e kanë parë si armik, jo si rival. Unë mendoj sot se në Shqipëri, nuk ka të majtë e të djathtë. Në politika, Edi Rama ka kohë që është i djathtë. Sot, realisht kemi atë që presidenti Rugova e ka quajtur refuzim estetik. Mendoj që kjo nuk do zgjidhet me largimin e Berishës nga politika, kjo vragë që ia lë PD, do shkojë gjatë. E shuikoj edhe te eksponentët e rinj, një lloj berishizmi”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.