Bota
Mattis: Re stuhish po mblidhen mbi Gadishullin Korean
Re stuhish po mblidhen mbi Gadishullin Korean, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Mattis mbajti një fjalim para ushtarëve të Divizionit të 82-të Ajror, i cili është stacioni i fundit i vizitës së tij dy ditore në bazat amerikane.
Megjithatë, sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se diplomacia ishte rruga më e mirë për parandalimin e luftrave.
Mattis po ashtu u propozoi ushtarëve që të lexojnë librin e publikuar në vitin 1963, 10 vite pas luftës së Koresë, me titull “This Kind of War: A Study in Unpreparedness” të T.R. Fehrenbach.
SHBA-të kanë rreth 28 mijë ushtarë të vendosur në mënyrë të përhershme në Korenë e Jugut.