Mauro Icardi drejt Premir League, Tottenham e kërkon për të zgjidhur krizën e sulmit
Klubi londinez ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e argjentinasit dhe gjithçka mbetet e hapur. Lojtari po stërvitet me trajner personal.
Tottenham po vlerëson mundësinë e blerjes së Mauro Icardi-t për të zgjidhur krizën e sulmit dhe të një nisjeje të sezonit shumë të dobët. Londinezët nuk kanë asnjë fitore në kampionat dhe janë eliminuar nga Kupa e Ligës nga Liverpool-i.
Pasi ra poshtë pista e Lazio-s, sulmuesi 33-vjeçar, – aktualisht pa kontratë pas largimit nga Galatasaray – është në planet e trajnerit Roberto De Zerbi dhe të drejtuesve të “Spurs”, sipas “Corriere dello Sport”.
Bisedimet mes njerëzve pranë futbollistit argjentinas dhe drejtuesve të Tottenahm-it janë të hapura. Shanset për një marrëveshje mes tyre janë reale, ndërsa Icardi po stërvitet në Argjentinë me një trajner personal, duke besuar te kalimi në Premier League.
Gjatë kësaj periudhe për sulmuesin ka pasur interes nga klube arabe, katariote, meksikane, spanjolle dhe Lazio, por në asnjë rast nuk është arritur një marrëveshje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.