Interi humbet Stones për sfidën me Romën, anglezi kthehet pas ndërprerjes së kampionatit
Ish-mbrojtësi i Manchester City u detyrua të linte fushën ndaj Udinese-s pas një ore lojë. Trajneri Chivu nuk do ta ketë në fundjavë.
Trajneri Cristiasn Chivu ka humbur një lojtar të rëndësishëm para sfidës me Romën rivale. Anglezi John Stones nuk do të jetë i disponueshëm për shkak dëmtimi. Ai ka një problem muskulor në kofshën e majtë, sipas komunikatës zyrtare të shpërndarë nga Interi orët e fundit.
Stones nuk mundi ta mbyllte ndeshjen e së hënës së kaluar ndaj Udinese-s. Ai la fushën në minutën e 62-të dhe pas analizave të kryera sot në mëngjes është mësuar kuadri i plotë i dëmtimit të mbrojtësit anglez.
Interi shkruan në komunikatë se “gjendja e Stones do të vlerësohet ditët e ardhshme”. Pra, është e sigurt se lojtari e ka humbur transfertën e Romës për t’u kthyer vetëm pas ndërprerjes së gjatë të kampionatit për shkak të impenjimeve ndërkombëtare. Te zikaltrit ka pasur probleme fizike edhe mesfushori turk, Hakan Calhanoglu.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.