Bota

May: BE të mundësojë “projekte ambicioze” për zhbllokimin e negociatave për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May shpreson që samiti evropian sot dhe nesër në Bruksel do të mundësojë projekte ambicioze me 27 drejtuesit e BE-së për vazhdimin e negociatave për Brexit.

Kryeministrja britanike, Theresa May u kërkoi sot homologëve evropianë të mundësojnë projekte ambicioze për vazhdimin e negociatave për Brexit, të cilat BE po përgatitet edhe njëherë t’i shfaqë si progrese të pamjaftueshme, gjatë samitit që u hap sot në Bruksel.

 Njëzet e shtatë vendet e BE-së kanë parashikuar të bëjnë një hapt gjatë këtij samiti duke pranuar fillimin e përgatitjeve të brendshme për negociatat që Londra kërkon të fillojë pa vonesa në marrëdhëniet e tyre pas Brexit.

“Nuk ka progrese të mjaftueshme për të filluar këtë fazë të dytë të negociatave”, është shprehur kancelarja gjermane, Angela Merkel pas mbërritjes në Bruksel.

“Ne do të shohim progreset konkrete që janë bërë në negocimin e tërheqjes tonë dhe të bëjmë projekte ambicioze për javët e ardhshme”, njoftoi May për shtypin pas mbërritjes në Bruksel.

Sipas saj, është veçanërisht urgjente arritja e një marrëveshjeje për të drejtat e qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe, një prej çështjeve më prioritare të bisedimeve mbi “divorcin”.

Në një letër të hapur, publikuar në llogarinë e saj, para se të mbërrinte në Bruksel, Theresa May iu drejtua tre milionë qytetarëve evropianë që jetojnë në Britaninë e Madhe, duke i siguruar se një marrëveshje po shqyrtohej për të garantuar të drejtat e tyre pas Brexit

Pas pesë raundesh negociatash nga qershori deri në tetor, evropianët duhet të japin një kontribut në drejtim të Mayt dhe të pranojnë fillimin e përgatitjeve të brendshme mbi diskutimet lidhur me marrëdhëniet e ardhshme dhe një periudhë tranzicioni pas datës zyrtare të Brexit.

Por, ata vazhdojnë të rezistojnë ndaj kërkesave të vazhdueshme të Londrës për fillimin e një diskutimi mbi marrëdhënien e ardhshme mes dy partnerëve dukemos konstatuar progrese të mjaftueshme në tre çështjet që ata i konsiderojnë prioritare.

Bëhet fjalë, për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe, çështjen e Irlandës dhe faturën e divorcit që Londra duhet të paguajë.

Asnjë datë për raundet e ardhshme të negociatave mes negociatorëve evropianë drejtuar nga Michel Barnier dhe ekipit britanik drejtuar nga ministri i ngarkuar me Brexit, David Davis nuk është njoftuar që prej raundit të fundit të negociatave përfunduar më 12 tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button