🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.73 ▲0.28%
ARI 3,931 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +1.28% ETH $2,296 ▲ +1.86% XRP $1.2861 ▲ +2.89% SOL $93.8000 ▲ +2.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.73 ▲0.28 % ARI 3,931 ▼0.97 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.73 ▲0.28 % ARI 3,931 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re territoriale.

Këtë e konfirmoi bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili deklaroi se reduktimi i numrit të bashkive është tashmë një objektiv i sigurt i reformës.

Në një intervistë për gazetarin e Klan News, Besard Jacaj, Mazniku tha se mazhoranca po mbështetet në analiza të detajuara ekonomike dhe demografike për të hartuar modelin e ri territorial.

Sipas tij, ekspertët kanë analizuar potencialin ekonomik të çdo territori, numrin e bizneseve, xhiron e tyre, si edhe ndryshimet demografike, për të përcaktuar mënyrën se si duhet të organizohet pushteti vendor.

“Shumë më tepër se gjysma e bashkive në vend nuk arrijnë të ofrojnë më shumë se gjysmën e shërbimeve që duhet të japin”, theksoi Mazniku.

Ai theksoi se, megjithëse gjendja e bashkive është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2014, ajo mbetet e pamjaftueshme për të garantuar shërbime efikase në të gjithë territorin. Sipas tij, synimi është që bashkitë të mos jenë vetëm institucione që mirëmbajnë infrastrukturën, por të shndërrohen në ‘motorë’ të zhvillimit ekonomik të zonave që përfaqësojnë.

I pyetur nëse numri i bashkive do të ulet në 30, Mazniku u përgjigj se ende nuk është vendosur një shifër konkrete.

“Jo, nuk është përcaktuar një numër i caktuar. Kriteri kryesor është aftësia për të ofruar shërbime. Më pas vlerësohen edhe distanca, faktorët socialë dhe kulturorë. Ulja e moderuar e numrit të bashkive është vetëm hapi i parë i reformës”, tha ai.

Socialisti bëri të ditur se pas këtij procesi do të vijojnë tre faza të tjera: rishikimi i funksioneve të bashkive, reforma e financave vendore dhe krijimi i rajoneve si struktura bashkëpunimi mes njësive vendore.

Lidhur me organizimin rajonal, ai tha se Shqipëria duhet të përshtatet me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa ky proces do të realizohet në një fazë të mëvonshme.

“Po, kjo është e sigurt. Në zgjedhjet e vitit 2027 do të ketë më pak bashki. Ka ende kohë për konsultime dhe propozime, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Kuvendi“, shtoi ai.

“Ka bashki në qarkun e Tiranës që nuk i kanë parametrat në elementët e pritshëm. Kemi matur tre parametra, funksionaliteti i tyre, indeksi i funksionalitetit, indeksi i masës urbane dhe indeksi i performancës ekonomike. Ka bashki që secilin prej parametrave e kanë në nivel të ulët”, përfundoi Mazniku, duke lajmëruar se të enjten e 23 korrikut, propozimet do të paraqiten në seancë plenare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.