☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin”, Ramadani: Dita e katërt e bllokadës, çmimi i naftës shkon gati 1.70 euro

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit, duke e lidhur vonesën me ndikimin që, sipas tij, po ndihet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Në një reagim të publikuar në ditën e katërt të bllokadës, Ramadani ka kritikuar deputetët e pushtetit, të cilët sipas tij po refuzojnë të propozojnë dhe të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit.

“Dita e 4 e bllokadës: Derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 centë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka deklaruar se çdo ditë vonesë po e dëmton drejtpërdrejt buxhetin e familjeve kosovare, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e situatës politike.

“Secila ditë vonesë e dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare”, është shprehur ai.

Ramadani ka thënë se Aleanca mbetet e gatshme për të kontribuar në zhbllokimin e situatës, ndërsa ka kërkuar nga deputetët e pushtetit që ta pranojnë ofertën gjashtëpikëshe të Aleancës.

“Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve!”, ka deklaruar Ramadani.

Po ashtu deputeti ka adresuar edhe një mesazh politik ndaj shumicës parlamentare: “Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.