☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,594 ▼0.33%
DOW 52,459 ▼0.05%
NASDAQ 25,347 ▼0.47%
NAFTA 86.25 ▼0.32%
ARI 3,906 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,074 ▼ -2.12% ETH $2,012 ▼ -2.1% XRP $1.0305 ▼ -2.41% SOL $81.5000 ▼ -3.22%
S&P 500 7,594 ▼0.33 % DOW 52,459 ▼0.05 % NASDAQ 25,347 ▼0.47 % NAFTA 86.25 ▼0.32 % ARI 3,906 ▼2.35 % S&P 500 7,594 ▼0.33 % DOW 52,459 ▼0.05 % NASDAQ 25,347 ▼0.47 % NAFTA 86.25 ▼0.32 % ARI 3,906 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Kronika

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur masë disiplinore ndaj një prokuroreje në Berat, pasi kjo e fundit neglizhoi detyrimet ligjore për përllogaritjen dhe ekzekutimin e dënimit të një personi, i cili përfundoi duke qëndruar në burg përtej afatit ligjor.

Në njoftimin zyrtar të KLP, thuhet se është ka pranuar pjesërisht kërkesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke vendosur ndaj magjistrates A.P. uljen e përkohshme të pagës me 10% për një periudhë gjashtëmujore.

Masa është më e lehtë se ajo e propozuar nga ILD, i cili kishte kërkuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit.

Hetimi disiplinor ndaj prokurores, e cila në kohën e konstatimit të shkeljes ushtronte detyrën pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, nisi pas një ankese të Avokatit të Popullit lidhur me mënyrën e përllogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit të një personi të dënuar.

Gjatë hetimit, ILD konstatoi se prokurorja kishte neglizhuar në mënyrë të përsëritur detyrimet ligjore për ekzekutimin e vendimeve penale dhe bashkimin e dënimeve. Sipas hetimit, ajo nuk kishte marrë në konsideratë as periudhën e paraburgimit që personi kishte vuajtur në Greqi.

Si pasojë e këtyre veprimeve dhe mosveprimeve, personi kishte qëndruar në burg edhe pas përfundimit të afatit kur dënimi duhej të ishte shlyer.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë e cilësoi sjelljen e prokurores si shkelje të rëndë disiplinore, duke argumentuar se neglizhenca e saj kishte cenuar drejtpërdrejt të drejtën themelore të lirisë personale.

Sipas ILD-së, mosrespektimi i detyrimeve ligjore për kontrollin dhe përllogaritjen e ekzekutimit të dënimeve mund të përsëritet edhe në raste të tjera, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për lirinë personale të personave të dënuar.

Në përfundim, KLP vendosi masën disiplinore “Ulje e pagës me 10% për një periudhë 6-mujore”, duke mos pranuar nivelin e masës së propozuar nga ILD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.