SHBA – Jep dorëheqjen drejtori i Nvidia-s, Jensen Huang
UASHINGTON, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Drejtori i kompanisë amerikane të teknologjisë, Nvidia, e njohur kryesisht për prodhimin e procesorëve grafikë (GPU) dhe teknologjitë e inteligjencës artificiale (AI), Jensen Huang, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv, duke i dhënë fund 33 viteve në krye të kompanisë, pas zbulimeve për dy marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua të akuzuar për spiunazh në favor të Kinës.
Këshilli drejtues i Nvidias njoftoi se Huang do të largohet gjithashtu nga detyrat e kryetarit të bordit dhe anëtarit të tij, me efekt të menjëhershëm.
Ndërkohë, drejtoresha financiare e kompanisë, Colette Kress, do të marrë përkohësisht drejtimin ekzekutiv.
Këshilli drejtues do të shqyrtojë gjithashtu kandidatura të brendshme dhe të jashtme për të gjetur pasuesin e përhershëm të tij./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.