☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,210 ▼1.55%
DOW 49,288 ▼1.81%
NASDAQ 24,028 ▼1.65%
NAFTA 82.94 ▲0.77%
ARI 3,684 ▼1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,926 ▼ -0.47% ETH $1,779 ▲ +0.42% XRP $0.9740 ▼ -0.73% SOL $74.2100 ▲ +0.35%
S&P 500 7,210 ▼1.55 % DOW 49,288 ▼1.81 % NASDAQ 24,028 ▼1.65 % NAFTA 82.94 ▲0.77 % ARI 3,684 ▼1.54 % S&P 500 7,210 ▼1.55 % DOW 49,288 ▼1.81 % NASDAQ 24,028 ▼1.65 % NAFTA 82.94 ▲0.77 % ARI 3,684 ▼1.54 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Kosova

Mbarë Kosova proteston për çlirimtarët: Përfunduan tubimet në Pejë dhe Istog

Të thirrura nga OVL-UÇK në 14 komuna, qytetarët kërkuan korrigjimin e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së në Apel

Mbarë Kosova u ngrit sot në këmbë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar me 81 vjet burg në total nga Gjykata Speciale më 16 shtator 2026. Protestat, të thirrura nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në 14 komuna të vendit, kërkojnë drejtësi dhe korrigjimin e aktgjykimit të shkallës së parë në Apel.

Tubimet në Pejë dhe Istog kanë përfunduar tashmë. Në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” të Pejës pejanët u mblodhën masivisht, ndërsa një nga qytetarët protestues e quajti vendimin e Gjykatës Speciale “gjykatë politike”.

Në komunat e tjera protestat vazhdojnë me pjesëmarrje të madhe. Skenderaji u mbush me qytetarë, ku një drenicake shpërtheu në lot dhe u çoi mesazh katërshes: “Nuk jeni vetëm… rroftë Kosova, rroftë liria, lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”. Në Lipjan qytetarëve iu bashkua Shukri Buja, ndërsa në Podujevë Bulliqi deklaroi: “Dikur ata luftuan për lirinë tonë, sot jemi bashkë për lirinë e tyre”. Në Ferizaj Aliu e quajti vendimin “të pakuptueshëm dhe selektiv”, ndërsa tubime u mbajtën edhe në Mitrovicë e Deçan, ku u marshua për çlirimtarët.

Mesazhi i përbashkët i protestuesve është i qartë: drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe korrigjimi i aktgjykimit në Apel. Dega e OVL-UÇK-së në kryeqytet i është bashkuar protestës nga ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

Burimi: Klan Kosova

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.