Gucati i bën thirrje sërish Kurtit: Ta korrigjojë qeverinë dhe ta shkarkojë Gërvallën
Kreu i OVL-UÇK-së falënderoi qytetarët në komuna për protestat kundër Speciales dhe thirri shqiptarët e të gjitha trojeve t'i bashkohen protestës së 1 tetorit në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka falënderuar qytetarët në komuna të ndryshme të Kosovës që iu përgjigjën thirrjes për t’iu bashkuar protestave kundër Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gucati u bëri thirrje shqiptarëve nga të gjitha trojet që më 1 tetor t’i bashkohen protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai ripërsëriti kërkesat e organizatës që përfaqëson, duke i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti “ta korrigjojë qeverinë dhe t’i shohë njerëzit që i ka rreth vetes”.
“Kërkesat tona janë, ato qëndrojmë, janë kërkesa legjitime, nuk i bën nder qeverisë të ketë njerëz të cilët kanë thënë shko Hashim, kanë dërguar dokumentacione. Është e pandershme që ata njerëz të jenë në qeveri, i bëj thirrje edhe njëherë Albin Kurtit ta korrigjojë qeverinë dhe t’i shoh njerëzit që i ka rreth vetes”, deklaroi Gucati, cituar nga Klan Kosova.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.