☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbërrin avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia

Mbërriti sot në orët e para të mëngjesit, në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia, të cilëve iu rezervua një pritje e veçantë nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, institucion në varësi të Minitrisë së Zhvillmit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Në një ceremoni festive bazuar në traditat mikpritëse shqiptare, iu urua sot mirëseardhja turistëve bjellorusë. Ky është grupi i parë i turistëve nga ky shtet që vijnë në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë më 9 qershor mbërriti çarteri i parë me turistë nga Ukraina. Është kompania Aler Travel e cila ka zgjedhur pikërisht këtë treg rusishtfolës për t’i sjellë në Shqipëri, pas një promovimi intensiv që është bërë nga Ministria e Turizmit në këto vende për bukuritë e Shqipërisë.  

Kompania Aler Travel do të vijojë të sjellë çdo javë turistë nga Bjellorusia dhe Ukraina deri në fund të muajit shtator. Vetëm nga Ukraina pritet të vijnë këtë vit rreth 8000 turistë.

Efektet pozitive të heqjes së vizave me disa shtete që qeveria shqiptare miratoi disa javë më parë, tashmë u konkretizuan dhe me tregun biellorus ku, fluturimet javore nga kryeqyteti Minsk do të vijojnë të sjellin turistë deri në fund të muajit shtator.

Ndërkohë nga autoritetet shqiptare janë përgatitur materiale informuese në gjuhën ruse. Vendet e tregut rusisht folës, përfshirë edhe vetë Rusinë, janë një potencial i madh i cili lakmohet jo vetëm nga Shqipëria e vogël por nga i gjithë Ballkan. Me mbi 9.5 milionë banore, Biellorusia pritet të rrisë ndjeshëm numrin e turisteve në vendin tone.

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Shqipëri Këshilli i Ministrave miratoi në fund të muajit maj vendimin për shtimin e disa shteteve në listën e shteteve/shtetasve të cilët hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë. Sipas vendimit, shtetasit e vendeve si Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, hyjnë në Shqipëri duke paraqitur dokumentin pasaportë për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017. Gjithashtu, në listën e vendeve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë (si rrjedhojë e hyrjes pa vizë në zonën Shengen), i shtohet shteti i Moldavisë me dokumentin pasaportë

Ndërkohë që sfida e Shqipërisë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore. Ulja e TVSH së Turizmit nga 20 % në 6 % pritet të sjellë një bum të ardhurash për këtë industri dhe shtimin e investimeve për zgjerim të strukturave akomoduese dhe përmirësim të shërbimeve të tyre.  Synimi në këtë sektor nuk është më thjesht rritja e numrit të turistëve, por ofrimi i shërbimeve cilësore, zgjatja e kohës së qëndrimit të turistëve, në mënyrë që ata të shpenzojnë më shumë dhe të kthehen sërish

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.