☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,458 ▲0.7%
DOW 51,129 ▲0.67%
NASDAQ 26,126 ▲0.76%
NAFTA 87.94 ▼3.68%
ARI 4,357 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,185 ▼ -2.23% ETH $1,664 ▼ -0.94% XRP $1.1566 ▼ -0.23% SOL $65.6800 ▼ -1.28%
S&P 500 7,458 ▲0.7 % DOW 51,129 ▲0.67 % NASDAQ 26,126 ▲0.76 % NAFTA 87.94 ▼3.68 % ARI 4,357 ▼0.15 % S&P 500 7,458 ▲0.7 % DOW 51,129 ▲0.67 % NASDAQ 26,126 ▲0.76 % NAFTA 87.94 ▼3.68 % ARI 4,357 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

“Mbështesim protestën qytetare”, Berisha: Ndodhemi në sallën e urgjencës për faj të Ramës

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë në ditën e saj të dhjetë, Sali Berisha thotë se partia Demokratike e mbështet tubimin e qytetarëve për Zvërnecin dhe apelon për zgjidhje paqësore.

“Kjo lëvizje, megjithëse nuk është organizuar nga partia jonë, ne e mbështesim. Është një lëvizje qytetare, shumë e fuqishme dhe duhet të përfundojë në mënyrë paqësore, duke zgjidhur krizën e rëndë që ka përfshirë Shqipërinë sot”, u shpreh Berisha.

“Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës. Është vërtet në një ‘dhomë urgjence’. Po përballet me protesta që nuk janë parë më parë. Dhe mënyra se si kryeministri po i trajton është shumë cinike, madje më shumë se cinike”, tha kreu i PD.

Për të shmangur përplasjet ai thotë se nevojitet një qeveri kujdestare.

“Është me rëndësi themelore që kjo të merret seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje paqësore, me një qeveri kujdestare që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këto janë edhe kërkesat kryesore të tyre, përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit. Por më e rëndësishmja është zgjidhja e kësaj krize në mënyrë të qytetëruar dhe paqësore, duke shmangur çdo përplasje që mund të ndodhë nëse qeveria vazhdon të sillet në këtë mënyrë, duke i injoruar apo duke i trajtuar si të pavlefshëm”, theksoi Berisha.

Edi Rama sipas tij është i vetmi shkaktar i situatës dramatike që thotë se po kalon vendi, të cilin e akuzon jo vetëm për kanabizim të vendit, lidhje me krimin, por edhe shkelje të ligjit duke iu referuar rastit të Zvërnecit.

“Thelbi është shkelja e shtetit të së drejtës kombëtar dhe ndërkombëtar.Në zonën e Zvërnecit, që është një lagunë, duhet respektuar ligji, ‘Natura 2000’ dhe direktivat e BE-së për habitatet dhe shpendët. Por kur shkel gjithçka, sillesh si sulltan në një ‘sulltanat të promovuar’.Prandaj, apeli im është: shikoni Shqipërinë. Sepse diktatorët nuk marrin kurrë vendimet e duhura”, tha kryedemokrati.

Sipas Berishës në themel të një demokracie funksionale krahas zgjedhjeve të lira është forcimi i shtetit të së drejtës për ti bërë qytetarët më të lirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.