Europa
Policia gjermane paralajmëron për kërcënime terroriste

Policia në qytetin verior të Gjermanisë, Bremen, lëshuar paralajmërim për rrezik nga një sulm prej ekstremistëve islamik.
Një deklaratë e Policisë e publikuar sot, ka thënë se zyrtarët kanë pranuar të dhëna rreth ekstremistëve islamik potencialisht të rrëzikshëm, të dhëna këto të siguruara nga autoriteti federal gjerman.Asnjë detaj nuk është publikuar sa i përket natyrës së këtij kërcënimi.
Deklarata thotë se policia e Bremenit është duke ndërmarrë masa të koordinuara të sigurisë pa dhënë ndonjë detaj specifik për këtë.
Gjatë këtij muaji, Policia e anuloi një karneval rrugëve të qytetit të Braunschëeigit, për shkak të shqetësimeve për sulme terroriste.



