Maqedonia
Mbi 1 mijë minator mbeten pa punë
Kompania indiane ‘Indo Minerale dhe metale’ e cila menaxhon me minierat për minerale të zinkut “Topanicë dhe “Dobrevë” tërhiqet nga Maqedonia, thonë nga LSMD-ja.
Mbi 1,000 minatorë humbasin punët e tyre, kërcënohet jetesa e mijëra familjeve.
“Të ngarkuar me kredi dhe fatura të papaguara, përshkak të pagave të papaguara në muajit e fundit, minatorët janë lënë vetëm për të gjindur siç ata dijnë.
Minatorët janë të zemëruar dhe me të drejtë reagojnë. Përmbaruesit vetëm se nuk u kanë trokitur në dyert e tyre për shkak të faturave të papaguara dhe borxheve”, qëndron në reagimin e LSDM-së.