☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 100.60 ▼1.79%
ARI 4,361 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,440 ▲ +0.6% ETH $2,438 ▲ +1.27% XRP $1.2976 ▲ +0.66% SOL $99.9200 ▲ +2.66%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.60 ▼1.79 % ARI 4,361 ▼0.61 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.60 ▼1.79 % ARI 4,361 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kosova

Mbi 3,200 fluturime gjatë korrikut në Kosovë, rritje prej 4.5% krahasuar me 2025

Në korrik 2026 u realizuan 3,254 fluturime dhe u regjistruan 475,269 udhëtarë në transportin ajror, ndërsa numri i udhëtarëve me tren ra për 5.9 për qind krahasuar me një vit më parë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat mujore për transportin ajror, transportin hekurudhor dhe telekomunikimin për muajin korrik 2026, ku dallimi mes dy formave të transportit është i dukshëm.

Transporti ajror ka shënuar rritje si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe në numrin e udhëtarëve, transporti hekurudhor ka regjistruar rënie të numrit të udhëtarëve.

Sipas ASK-së, gjatë muajit korrik 2026 janë realizuar gjithsej 3,254 fluturime, krahasuar me 3,114 fluturime në korrikun e vitit 2025. Kjo paraqet një rritje prej 4.5 për qind brenda një viti.

“Në muajin korrik 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte 3 254 ose 4,5 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i udhëtarëve në total ishte 475 269 ose 3,8 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Korrik 2025).”

Rritja e numrit të fluturimeve është shoqëruar edhe me rritje të numrit të udhëtarëve që kanë përdorur transportin ajror. Në korrik të këtij viti janë regjistruar gjithsej 475,269 udhëtarë, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar ishin regjistruar 457,984 udhëtarë.

Në korrik 2026 janë regjistruar 17,285 udhëtarë më shumë në transportin ajror, ose një rritje prej 3.8 për qind krahasuar me korrikun 2025.

Nga numri total i udhëtarëve, 288,017 janë regjistruar si udhëtarë në ardhje, ndërsa 187,252 si udhëtarë në shkuarje.

Edhe këtu ASK ka evidentuar rritje krahasuar me një vit më parë. Udhëtarët në ardhje janë rritur për 4.5 për qind, nga 275,603 në korrik 2025 në 288,017 në korrik 2026.

Ndërkaq, numri i udhëtarëve në shkuarje është rritur për 2.7 për qind, nga 182,381 në korrikun e vitit të kaluar në 187,252 në korrik të këtij viti.

Në total, të dhënat tregojnë se transporti ajror gjatë korrikut ka pasur një aktivitet më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si për sa i përket numrit të fluturimeve, ashtu edhe numrit të udhëtarëve.

Në anën tjetër, statistikat e ASK-së tregojnë një situatë të kundërt në transportin hekurudhor.

Në muajin korrik 2026, në transportin hekurudhor janë regjistruar 7,126 udhëtarë, që është 5.9 për qind më pak krahasuar me korrikun e vitit 2025.

“Në muajin korrik 2026 numri i udhëtarëve në transportin hekurudhor ishte 7 126 ose (-5,9 %) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa mallra të transportuara përmes transportit hekurudhor nuk kishte në këtë muaj” .

Ndryshe nga transporti ajror, i cili në të njëjtën periudhë ka shënuar rritje të numrit të udhëtarëve, transporti hekurudhor ka pasur më pak udhëtarë.

ASK po ashtu bën të ditur se gjatë korrikut 2026 nuk kishte mallra të transportuara përmes transportit hekurudhor.

Sa i përket telekomunikimit, ASK ka raportuar gjithashtu rritje. Në korrik 2026, numri i përdoruesve të telefonisë mobile me parapagim ishte 1,679,450, ose 3.55 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa përdoruesit me kontratë ishin 323,728, me rritje prej 1.37 për qind.

“Në muajin korrik 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 70 104 me një rritje prej 3.2 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 318 571 me një rritje prej 9.7 % , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.