Politika

Mblidhet Këshilli i Sigurisë, Peleshi: Në janar strategji integrale kundër kanabisit

Ashtu siç kishte njoftuar, presidenti Bujar Nishani ka mbledhur këtë të premte Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në fokus të të cilit ka qenë çështja e kultivimit të kanabisit.
Të pranishëm në mbledhje kanë qenë zv.kyreministri Niko Peleshi, minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Drejtësisë Ylli Manjani, ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako dhe zyrtarë të tjerë të.
Mbledhja ka nisur në orën 18:15. Top Channel ka mësuar se kanë qenë kreu i SHISH, drejtori i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm ata që kanë raportuar përpara kreut të shtetit lidhur me situatën e kanabisit në vend.
Ndërkohë, në fund të mbledhjes ka qenë zv.kryeministri Niko Peleshi që ka bërë një deklaratë për mediat. Në prononcimin e tij, Peleshi ka theksuar se çështja e kanabisit dhe debatet për të duhet të bazohen tek të dhënat zyrtare dhe jo tek perceptimet që i japin karakter politik.
“Ne kishim shpresën se në këtë nivel tryeza do t’i largohej vlerësimit të përceptimeve, por nuk ka ndonjë sekret se institucionet tona nuk kanë arritur ende nivelin e duhur për të bërë vlerësime të sakta dhe jo të bazuara në perceptime”, ka thënë Peleshi.
Megjithatë, ai ka shprehur bindjen se, pas kësaj tryeze agjencitë ligjzbatuese dhe kanalet e komunikimit mes tyre do të jenë më aktive.
“Do të ngremë në një nivel tjetër luftën kundër këtij fenomeni, që nuk lindi sot e as do të mbarojë nesër. Brenda fundit të janarit do të hartohet një strategji integrale kundër kanabisit, duke mundësuar parandalimin e kultivimit dhe duke ofruar incentivë për të varfërit që shpesh kriminalizohen”, ka vijuar Peleshi.
Megjithatë, në gjykimin e tij, “kjo është një tryezë e vonuar sepse qeveria i ka dhënë rezultatet e veta”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button