roze
Mbretëresha e shkretëtirës
Do edhe dy muaj, por Hailey Baldwin është gati për festivalin e përvitshëm të muzikës Coachella, që zhvillohet në prill në Kaliforni.
Modelja adoleshente ka postuar foto në Instagramin e saj, për linjën H&M, duke treguar format e saj gjatë promovimit të koleksionit të ri të shtëpisë suedeze të modës që është frymëzuar pikërisht nga festivali Coachella.
19-vjeçarja pozon në shkretëtirë, nën qiejt blu duke veshur një sërë fustanesh e fundesh të stilit bohemian, xhinse e këmisha. Ajo ka pozuar më herët edhe për Top Shop, Ralph Lauren dhe French Connection.