☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën

Mbreti 89-vjeçar i Norvegjisë, Harald, ndodhet në një gjendje “jashtëzakonisht të rëndë”, pasi shëndeti i tij është përkeqësuar gjatë trajtimit në spital për një çrregullim të gjakut.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga Pallati Mbretëror norvegjez, i cili në një deklaratë të shkurtër tha: “Gjendja shëndetësore e Madhërisë së Tij, Mbretit, është jashtëzakonisht e rëndë”, pa dhënë detaje të tjera.

Mbretëresha Sonja dhe Princi i Kurorës Haakon, i cili po ushtron detyrën e regjentit gjatë sëmundjes së të atit, kanë anuluar të gjitha angazhimet e tyre zyrtare. Sipas mediave norvegjeze, familjarë të mbretit ndodhen pranë shtratit të tij.

Harald po trajtohet në Spitalin Universitar të Oslos, ku ndodhet që prej 17 gushtit për shkak të anemisë hemolitike, një gjendje në të cilën qelizat e kuqe të gjakut shkatërrohen më shpejt se sa organizmi arrin t’i zëvendësojë.

Mbreti u shtrua fillimisht në spital pasi pësoi mbajtje të lëngjeve, e lidhur me trajtimin me kortizon. Ai ka pasur një sërë problemesh shëndetësore gjatë viteve të fundit, përfshirë vendosjen e një stimuluesi kardiak.

Harald është në fron që prej vitit 1991 dhe, pavarësisht se ka reduktuar angazhimet zyrtare për shkak të gjendjes shëndetësore, ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e abdikimit. Ai ka deklaruar se betimi i bërë para Parlamentit norvegjez është një detyrim që do ta mbajë gjatë gjithë jetës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.