Mbreti Salman dënon tentativën e Huthi-t për të goditur Mekën: “krim i neveritshëm kundër kombit islam”
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, ka dënuar tentativën e Huthi-t për të goditur Mekën me dron, duke thënë se ajo shkel parimet islame dhe provokon muslimanët kudo. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, monarku saudit e përshkroi veprimin e Huthi-t si “një krim të neveritshëm kundër kombit islam dhe mbarë botës muslimane”, raportoi Al Jazeera.
Arabia Saudite njoftoi se një dron i lëshuar nga grupi jemenas drejt Mekës u interceptua dhe u shkatërrua. Huthi-t i kanë mohuar akuzat se kanë synuar qytetin e shenjtë, duke i quajtur “gënjeshtra të neveritshme”.
Denoncimi i mbretit vjen në një kohë kur forcat e Huthi-t kanë shtuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj objektivave saudite, përfshirë infrastrukturën energjetike dhe bazat ushtarake, ndërsa koalicioni saudit ka kryer qindra sulme ajrore në Jemen.
Tensionet po rriten gjithashtu në kufirin jemenit, ku luftimet mes forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Huthi-t vazhdojnë në qytetet Taiz, Marib dhe al-Jawf.
Burimi: Al Jazeera



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.