☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,721 ▼0.56%
DOW 51,711 ▼0.3%
NASDAQ 26,968 ▼1.02%
NAFTA 92.02 ▲1.66%
ARI 4,320 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,261 ▼ -2.04% ETH $2,663 ▼ -2.63% XRP $1.5198 ▼ -2.27% SOL $114.3300 ▼ -1.94%
S&P 500 7,721 ▼0.56 % DOW 51,711 ▼0.3 % NASDAQ 26,968 ▼1.02 % NAFTA 92.02 ▲1.66 % ARI 4,320 ▼1.28 % S&P 500 7,721 ▼0.56 % DOW 51,711 ▼0.3 % NASDAQ 26,968 ▼1.02 % NAFTA 92.02 ▲1.66 % ARI 4,320 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Politika

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa�

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka prezantuar nga Kina projektet strategjike të Shqipërisë në fushën e transportit, duke vënë theksin te investimet në korridoret europiane dhe projektet hekurudhore e rrugore që lidhin vendin me rajonin.

Karakaçi ishte i ftuar nga Ministri i Transportit të Kinës në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, një prej aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e transportit. Sa i përket Korridorit VIII, ministri bëri me dije se gara për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është në fazën përmbyllëse dhe brenda muajit nëntor pritet të shpallet kompania fituese.

Ndërkohë, sipas tij, vijon puna për zgjerimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa segmentet e para të bypass-it të Elbasanit janë kontraktuar dhe puna ka nisur.

“Sigurisht, Shqipëria është vend i vogël, por nyje strategjike në dy korridore evropianë, Korridori VIII dhe Korridori Adriatiko-Jonian. Për sa i përket Korridorit VIII, tashmë është në përmbyllje gara për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë dhe brenda muajit nëntor pritet shpallja e fituesit. Ndërsa vazhdon puna me ritëm për zgjerimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë. Edhe segmentet e para të bypass-it të Elbasanit tashmë janë kontraktuar dhe filluar nga puna”, tha ministri.

Në lidhje me Korridorin Adriatiko-Jonian, Karakaçi tha se edhe gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit ndodhet në fazën përmbyllëse.

“Për sa i përket Korridorit Adriatiko-Jonian, edhe këtu jemi në fazën përmbyllëse të garës për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Investim rreth 360 milionë euro që pritet të fillojë nga ndërtimi në fillim të vitit 2027. Për sa i përket autostradës Adriatiko-Joniane, po punohet për studimin inxhinierik të segmentit më sfidues, Murriqan-Balldren, që po përgatitet me fonde grant nga Bashkimi Europian dhe pritet të dorëzohet në janar të vitit 2027 në ministri”, deklaroi ai.

Karakaçi u ndal edhe te projekti Milot-Balldren, ku tha se synohet transparencë e plotë për dokumentacionin.

“Ndërkohë vazhdojmë nga puna për finalizimin e kontratës për autostradën Milot-Balldren dhe projektin teknik përfundimtar. Kam konstatuar së fundmi shumë paqartësi për këtë projekt. Për të pasur transparencë të plotë mbi këtë projekt shumë të rëndësishëm, të gjitha dokumentet e këtij projekti do të jenë të hapura në platformën e Besës, Flamingo Mirror, në mënyrë që kushdo që ka interes të bëjë verifikimet e veta”, thekson ministri.

Në vijim të vizitës në Kinë, Karakaçi tha se do të zhvillojë takime me stafin akademik të Institutit të Teknologjisë në Shangai, me synim nisjen e një bashkëpunimi studimor në fushën e ujësjellës-kanalizimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.