⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,589 ▲0.63%
DOW 51,881 ▼0.2%
NASDAQ 25,445 ▲1.11%
NAFTA 95.86 ▼0.62%
ARI 3,942 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,720 ▲ +0.92% ETH $2,298 ▲ +1.99% XRP $1.2822 ▲ +3.46% SOL $93.5600 ▲ +1.72%
S&P 500 7,589 ▲0.63 % DOW 51,881 ▼0.2 % NASDAQ 25,445 ▲1.11 % NAFTA 95.86 ▼0.62 % ARI 3,942 ▼0.69 % S&P 500 7,589 ▲0.63 % DOW 51,881 ▼0.2 % NASDAQ 25,445 ▲1.11 % NAFTA 95.86 ▼0.62 % ARI 3,942 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Sporti

Mbrojtësit në presion si kurrë më parë! 7 autogola deri tani, faji i futbollit modern

Kupa e Botës po dhuron spektakël, surpriza dhe një numër të pazakontë autogolash. Fenomeni ka marrë vëmendjen e trajnerëve, analistëve dhe ekspertëve, duke u bërë një nga temat më të diskutuara.

Ndeshjet e deritanishme të Botërorit kanë sjellë 7 autogola, një shifër që kalon dukshëm Katar 2022, ku autogolat ishin vetëm 2 në gjithë kompeticionin. Analizat tregojnë se këto gabime kanë një ndikim të madh në rezultatin e ndeshjeve dhe janë një reflektim i evoluimit taktik të futbollit modern.

Lojtarët e pafat që kanë shkaktuar autogola në Botërorin amerikano-verior janë: Damiani Bobadilla (Paraguai kundër SHBA-ve), Miro Mohaim (Zvicra jundër Katarit), Mohamed Hany (Egjipti jundër Belgjikës), Ayman Hussein (Iraku kundër Norvegjisë)

Yazan Al-Arab (Jordania kundër Austrisë), Mohamed Manaei (Katari kundër Kanadasë), Cameron Burgess (Australia kundër SHBA-ve).

Më shumë është komentuar në botën arabe autogoli i mbrojtësit egjiptian Mohamed Hany në sfidën kundër Belgjikës, që u mbyll në barazim. Sipas vëzhguesve të futbollit, fenomeni lidhet direkt me evoluimin e futbollit.

Skuadrat moderne zhvillojnë aksione sulmuese gjithmonë e më të shpejta dhe agresive, të bazuara te kroset e forta në zonë, presingu asfiksues dhe ndryshimet e shpeshta të pozicionit të sulmuesve. Në këto kushte, mbrojtësit janë të detyruar të ndërhyjnë në fraksion sekondi, shpesh me shumë pak kohë për vlerësimin e situatës.

Mjafton një devijim i pavullnetshëm, një përplasje e paparashikuar, ose një mbyllje e dëshpëruar për ta transformuar një ndërhyrje mbrojtëse në një gol në portën e vet. Ekspertët theksojnë se rritja e shpejtësisë së lojës shton rrezikun e autogolit dhe të episodeve që në të kaluarën kanë qenë me frekuencë më të ulët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.